Joni ndoshta me të atin po përjeton skenat si në filma dhe Arbana sapo e ndau me ne në një video

E diela e sotme e ka gjetur Arbanën në punë së bashku me Eduartin teksa vetë moderatorja na e tregon me postimin e saj në Instagram.

Megjithatë, dikush tjetër nga familja qenka duke kaluar disa pushime në gadishullin Skandinav, konkretisht në Finlandë. Djali i madh i familjes, Joni, po përjeton skena që i kemi parë vetëm nëpër filma apo përralla. Ai po udhëton në një slitë, mes pyjeve me dëborë tërhequr nga një tufë me qenë të trajnuar. Ka qenë vetë Arbana ajo e cila ka ndarë këtë video të të birit i cili me sa duket po kalon disa ditë pushime me babain e tij dhe Joni duket se po i shijon shumë. /Kids’ Time

Share With:
Translate »
182 Views