Jonida e ka gjetur çelsin e ngrohtësisë në këto ditë të ftohta
Jo vetëm këngëtare, por tashmë edhe një ikonë stili, Jonida Maliqi numëron ndjekës të shumtë në rrjetet sociale. E nëse shohim pa fund postime të këngëtares, nuk mungojnë edhe foto të djalit të saj, Dan, ku shpesh Jonida na tregon momente që ata të dy kalojnë së bashku.
E nëse u zgjuat në mëngjes dhe kishit ftohtë, ju ftojmë të ngrohni zemrat me këtë foto të mrekullueshme që ajo ka postuar mëngjesim e sotëm me të voglin e saj. Këngëtarja bukurshe dhe Dan shfaqen duke i dhuruar puthje njëri-tjetrit. Kaq shumë dashuri në një foto, e ku ka më bukur!