‘Peppa Pig’ e veshur gabim shkrin së qeshuri prindërit më shumë se fëmijët

Prindërit qeshën më shumë se fëmijët me një maskotë që e kishte veshur kostumin keq e për pasojë, bishti i kishte dalë përpara.

Sonya dhe Paul Heard i kishin dërguar vajzat e tyre në një organizim në Leicestershire të Anglisë, kur mbetën të habitur me paraqitjen e personazhit të veshur sikur te ‘Peppa Pig’, transmeton Telegrafi.

“George ishte ngutur teksa vishej dhe dukej sikur po na e tregonte pjesën intime”, shkruhej në komentet e videos.

Më poshtë mund të shihni momentin e lojës së fëmijëve, teksa të rriturit dëgjohen duke qeshur në sfond.

Share With:
Translate »
724 Views