Jorida Tabaku në pritje të fëmijës së tretë, ja si duket ish-deputetja në muajin e tetë të shtatzënisë

Ish-deputetja e partisë demokratike, Jorida Tabaku pak kohë më parë zbuloi se është në pritjen e ëmbël.

Tabaku pritet që pas dy binjakeve, Alba dhe Iris, të sjellë në jetë një djalë .

Pavarësisht se është në muajin e fundit të shtatzënisë duket se Jorida nuk ka ndërmend të heqë dorë nga politika dhe mbrëmjen e kaluar ishte e ftuar në emisionin “Tempora”

Ish-deputetja  foli për situatën aktuale të politikës në vend, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte pamja e saj.

Si gjithmonë Jorida ishte kujdesur të dukej në elegante me një fustan të kaltër që i tregonte barkun e rrumbullakosur. Jorida është në muajin e tetë të pritjes së ëmbël dhe nuri i shtatzënisë e ka bërë edhe më të bukur.

Në vitin 2017- ajo u bë nënë për herë të parë e dy vajzave dhe 2 vite pas tyre pritet të vijë në jetë edhe vogëlushi i saj.

Share With:
Translate »
634 Views