Juli na përloti me urimin që i bëri të ëmës për ditëlindje

Ditën e sotme nëna e aktorit të humorit Julian Deda feston ditëlindjen e saj. Sigurisht që në këtë ditë mjaft të veçantë për të nuk mund të mungonte një urim nga i biri. Juli ka zgjedhur t’i bëjë një urim publik në ‘Instagram’ ku shpreh si asnjëherë më parë emocione kaq të thella.

“Mam, e qeshura jote rrezaton, shpërndan ne ajër thërrmija dashurie, mirësie, përkushtimi dhe fisnikërie, ajër me të cilin jemi rritur. Kjo e qeshur dhe ti jeni një, nuk shkoni pa njëra-tjetrën. Të uroj jetë të gjatë e shtrenjta ime, u bëfsh sa të duash ti dhe kurrë mos harro të qeshësh, sepse kur qesh ti, qesh familja, qesh jeta. Kur qesh ti edhe baba Zef shkrihet duke qeshur. Të dua fort”,- shkruan Juli krahas fotos ku shfaqet me të ëmën, Rozi.

Share With:
Translate »
856 Views