Juli pret 18-vjetorin e vajzës brenda shtëpisë së Big Brother VIP

Aktori i mirënjohur Jul Deda ka emocionuar me linjën e jetës në Big Brother VIP, ndërsa rrëfeu për momentet e vështira në fëmijërinë e tij, emigrimin, sakrificat dhe dashurinë për familjen.

Mes lotëve, Juli u shpreh se krenaria më e madhe e jetës së tij janë fëmijët, ndërsa u shpreh i përmalluar për babanë e ndjer, Zef Dedën, i cili ndërroi jetë pak muaj më parë.

Dashuria e babait dhe mamit është reflektuar 100% te mua. Babai dhe nëna ikën në emigracion, ne qëndruam me gjyshen. Nuk i dihej asnjëherë kur mund të vinin ata, ose kur mund të shkonim ne. Ndihesha keq kur thonin sille prindin në shkollë. Në 1995 ikëm me pasaporta false, takimi ishte emocionues. Jam krenar për prindërit e mi, Zefin dhe Rozën. Më thonin në gjimnaz ti nuk ke për t’u bërë kurrë, ke për të përfunduar në rrugë.

1998, i dhashë puthjen të dashurës time dhe gruas time, Armandës. Ka qenë dashuria e parë, dashuria që atëherë vetëm shtohet. Jemi si dy shokë. Konkurroj në akademinë e Arteve, dola i pari. Babai tha shko në shkollë por më përpara duhet të jesh njeri, se artist bëhesh. Bashkia Shkodrës më dha një bursë, kam jetuar në konvikt, sëmuresha shpesh, ndonjëherë flija në studio, akademi. Në 2004, më hapet një dritare, Portokallia ishte shpëtim. Jeta ndryshoi si me buton.

I jam falenderues TCH dhe Portokallisë. Në vitin 2006, vjen në jetë dashuria e parë, Reina. Është vajza e babës vet, ka ardhur si një bekim, dashuria më e madhe e jetës sime, e du aq fort sa nuk ka. Nuk jemi afër njëri tjetrit, por jam gjithmonë afër me Reinën.

Në vitin 2008, vjen në jetë Mateo. Është kampion i babit të vet. Ishte si një bereqet i madh Mateo, si një fat i madh. Janë krenarit e mia. Reina ka dëshirë të jetë doktoreshë, Mateo futbollist. Jam tifozi i tij më i madh. Shpresoj të ketë bërë ndonjë gol dhe të ma ketë dedikuar. Jam shum krenar për fëmijët e mi, jam babai më krenar në botë”-rrëfeu Juli mes lotësh.

Pas linjës së jetës, Vëllai i Madh i ka bërë Julit një surprizë tepër emocionuese; të bijën për të fikur qirinjtë në 18-vjetorin e ditëlindjes së saj. Pas shprehjes së dëshirave dhe dhuratës së marrë nga i ati përmes ndihmës së Vëllait të Madh, Reina ka pasur edhe një surprizë për babi Julin. Një version të “Let her go” të kënduar nga vetë ajo, me melodinë e së cilës ka kërcyer me të atin.

“Shumë jeni zënë kohët e fundit. Shijoji javët e fundit”-ishte porosia e vajzës së Julit.

“Ti dhe Mateo jeni krenaria ime, pasuria ime e vetme. Do ta kesh babain ku ta duash ti, me vete ku të duash ti. Unë të dua shumë, më shumë se veten dhe u bëfsh një doktoreshë e madhe që të kujdesesh për babin”-u shpreh Juli.

Për aktorin nuk kanë pasur së mbaruari surprizat, ndërsa pas së bijës është surprizuar edhe nga djali; Mateo. Në një porosi për babin, Mateo tha: “Mos i le të tjerët shumë me fol”.

Share With:
Translate »
63 Views