Julia prek me fjalët pë vajzën: U tregova egoiste, ja trazova fëmijërinë

Aktorja Julia prej kohësh është pjesë e Big Brother Vip. Ndjekësit kanë pasur mundësi ta njohin më nga afër nëpërmjet rrëfimeve të ndryshme. Pak ditë më parë artistja tregoi periudhën e vështirë kur vendosi të zhvendosej së bashku me te bijën nga Shqipëria drejt Anglisë.

E bija në atë periudhë po kalonte momente të vështira dhe kishte filluar të lëndonte dhe veten nga bullizmi.

Së fundmi Julia ka prekur me mesazhin që i drejtoi vajzës Rene.

‘Për bijën time. Do doja t’i kërkoja një falje të madhe sepse i kam trazuar fëmijërinë e saj. Kam marrë vendime që mund të jenë dukur egoiste por asnjëherë nuk i kam bërë për vete.

Kam menduar që ato vendime që mund t’i kenë prishur atë rehatinë, atë qetësinë, atë dukjen e bukur të saj për moshën që ka patur. Kanë qenë vendime që do i shërbejnë asaj për të ardhmen e saj. Unë shpresoj që të kem bërë zgjedhjen e duhur.’

Share With:
Translate »
49 Views