Julian Deda, konkurrenti i pestë: Bisedat e fundit me babin, ja ç’më tha për hyrjen time në BBV
Julian Deda, konkurrenti i pestë në BBV.
“Thonë që kush hyn i pari del i fundit. Ndihem shumë mirë. Nëse babai im do të ishte gjallë do të më kishte mbështjellë me të dyja duart, nëse të ndodh që do të futesh mos e tradhto Juli, unë atje do të jem i qeshur dhe do të bëj gjithmonë për të qeshur. Për Zefin më ka marrë malli që ditën e dytë që iku nga kjo botë. Bisedimet për të ardhur ishin pak pasi të ndodhte, gjendja e tij shëndetësore nuk ishte optimale, më vjen keq që s’është që ta shijojë edhe ai këtë rrugëtim timin. Ai nuk ikën kollaj, më shikon nga larg do ta shijojë si unë. Telefonata e tij ka qenë e para, kjo më mungon shumë, po qe për ta përmirësuar, ai e jepte mendimin e tij, më mungon ai mendim”, tha Juli.