Juristja Eni Çobani tregon një nga pishmanet e mamasë së saj për të

Juristja e njohur Eni Çobani, ditën e sotme ka qenë e ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan, ku ka treguar si ka qenë viti që lamë pas për të, por edhe objektivat për vitin e ri.

Në studio, Çobani ka rrëfyer se një nga objektivat e këtij viti është palestra. Fiskultura nuk ka qenë pika e saj e fortë në shkollë dhe e pranon se e ka vuajtur disi këtë pjesë. Por marrja me palestër e ka futur në një botë krejt tjetër.

Realisht mua kjo gjë më ka futur në një botë tjetër. Në një botë, të cilën realisht unë nuk kam qenë kaq e apasionuar.Që në vegjëli e kam vuajtur pjesën e fiskulturës, kam patur mësues të shkëlqyer, të jashtëzakonshëm dhe sot gjej rastin t’i falenderoj për ato vështirësi që kanë kaluar me mua. Jo se kam qenë dembele, unë kurrë nuk kam qenë dembele, kam qenë njeri shumë me vullnet, por në fiskulturë ndoshta dhe për shkak të shëndetit, unë atë kaluçin nuk e kam kaluar vetëm kurrë, gjithmonë me ndihmën e dy pedagogëve të mi të fiskulturës. Ata gjithmonë e përshëndesnin vullnetin, por nuk kam qenë të themi  një sportiste e vërtetë. Kjo pastaj më ka shoqëruar gjithë jetën”.

Më tej, ajo shton se ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë është më e motivuar për të shkuar në palestër sepse ka marrë zotim të plotësojë dëshirën e mamasë së saj.

E kam filluar dhe e kam lënë gjithmonë palestrën, me motivet nga më të ndryshmet, që ne gjejmë gjithmonë. Por nuk e di këtë herë e kam filluar me vullnet tjetër. Ndoshta sepse instruktori, profesor Mondi është një njeri i jashtëzakonshëm. Edhe nëse ti nuk shkon ai gjen formën dhe mënyrën dhe të thotë pse nuk vjen. Nuk është stresues, ti bësh ti aq sa të mundesh dhe jo me një lodhje ekstreme. Kjo ndoshta më ka bërë që unë ti afrohem kësaj gjëje. Por kam marrë edhe një zotim sepse vërtet këtë vit dua ta kënaq nënën time. Ky ka qenë një nga pishmanet e mamasë time tërë jetën, që unë nuk isha kurrë si ajo. Kam marrë zotim, që sivjet brenda mundësive të mia do ja plotësoj këtë. Sepse them mamaja dhe publiku e duan më shumë sesa unë këtë gjë. Kam vëretje herë pas here nga publiku për këtë”. /tvklan.al

Share With:
Translate »
622 Views