E bija mori propozim në mes të emisionit! Zbulohet çfarë i tha Agim Bajko për partnerin

Pak ditë më parë një propozim tepër romantik ndodhi në studion e emisionit “Këndo këngën time”, në “Vizion Plus”.

Moderatori i njohur Ardit Roshi ftoi në skenë partneren e tij, Blerina Bajko, e cila është vajza e aktorit të madh Agim Bajko.

Teksa kërkoi pak minuta nga emisioni, ai u ul në gjunjë dhe i propozoi asaj martesë.

“Në këtë rrugëtim të gjatë profesional, mbas kamerave më ka shoqëruar gjithmonë dikush. Është një vajzë që si ju në shtëpi, ka qeshur, ka kënduar, është shqetësuar dhe është gëzuar më këtë program. Blerina…eja të lutem. Unë jam njeri sh privat, mirëserdhe por këtë moment dua ta ndaj me ju. Do të përpiqem të të bëj vajzën më të lumtur në botë”, tha ndër të tjera Arditi në emision.

View this post on Instagram

SHE SAID YES!!

A post shared by Ardit Roshi (@arditroshi) on

Për të folur më teper rreth momentit romantik dhe njohjes së tyre, Arditi dhe Blerina kanë qenë të ftuar sot në emisionin ‘Soire’.

Ata kanë treguar se janë njohur nga një grup i përbashkët shoqëror dhe se ka qenë vetë Blerina që i ka shkruar Arditit, pasi u kthye nga Italia për ta takuar.

Ndër të tjera Jonida Shehu e ka pyetur çiftin se çfarë mendimi kishte i ati i Blerinës, Agim Bajko për marrëdhënien e tyre.

“I pëlqente fakti që ka shumë karizëm dhe ambicje, por donte që ta merrnim shumë shtruar”, ka treguar Blerina Bajko.

Share With:



189 Views