K jo foto është kartolina më e bukur e fundvitit për Ajola Xoxën

Ajola Xoxa ka publikuar rrallëherë foto me të voglin e saj, Kajan. Megjithatë këtë fundvit ajo ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit një nga pamjet më të bukura të vogëlushit në krahët e babit. Xoxa ka publikuar një foto ku duket se Kajan është duke përqafuar Erionin.

“Kjo dashuri”, ka shkruar ajo krah postit të saj më të fundit ku dallohet dora e Kajan.

Në të nuk kanë munguar pëlqimet apo komentet e ndryshme nga ndjekësit e Ajolës, të cilët e kanë komplimentuar për familjen e saj.

Kujtojmë se përveç këtyre momenteve, Xoxa ndan herë pas here foto së bashku me partnerin e saj, duke e uruar dhe dedikuar fjalët më të ëmbla të dashurisë./revistawho.com

Share With:



130 Views