Ka 1 arsye pse George Clooney nuk donte të bëhej baba; është më e thjeshtë se sa mendoni

Aktori i njohur George Clooney ishte vite më parë dhe beqari më i dëshiruar në të gjithë botën. Por, pikërisht ne momentin që ai mendoi se jeta e tij do të ishte duke qëndruar vetëm, dhe po mësohej me këtë ide pa asnjë shqetësim, Clooney njohë Amal gruan që e bëri të dashurohej marrëzisht. Gruaja që ndryshoi të gjitha planet që ai kishte për jetën. E mesa duket paska qënë kaq e thjeshtë, ai nuk kishte njohur ende dashurinë prandaj nuk kishte dashur të bëntë fëmijë dhe ishte i vendosur të qëndronte vëtëm përgjithmonë…

Në një episod të ri të WTF me podcastin e Marc Maron, aktori zbuloi momentin kur më në fund vendosi të kishte fëmijë me gruan e tij, Amal Clooney – dhe reagimin e tij ndaj lajmit se fëmijët do të ishin binjakë.

“Dëgjo, nuk doja të martohesha. Nuk doja të kisha fëmijë. Dhe më pas, kjo qenie njerëzore e jashtëzakonshme hyri në jetën time dhe unë thjesht rashë në dashuri çmendurisht. Atëherë e kuptova që në momentin që e takova se gjithçka do të ishte ndryshe,” -tha aktori.
Binjakët Ella dhe Alexander erdhën në jetë në vitin 2017. Në intervistë, aktori shtoi se ishte veçanërisht i shokuar nga lajmi e binjakëve, duke qenë se motra e Amal lindi po ashtu binjakë.

“Është ai momenti kur shkon te doktori dhe ata të nxjerrin këtë copë letre që është një sonogram dhe të thonë ‘Ja!’ … dhe mendova se ishte një djalë dhe m’u duk fantastike. Dhe pastaj, ata thanë: “Dhe tjetra është vajza”, dhe unë thashë: ‘Oh, dreq’”, -kujton ai.

Share With:
Translate »
155 Views