Sa e dëmtoi familjen mbretërore intervista e dytë e Meghan Markle; Ja çfarë mendojën ekspertët

Intervista e Meghan MArkle me Ellen DeGeneres u shfaq në ekranet amerikane mbrëmë, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve anembanë globit.

Por disa pretendojnë se Dukesha e Sussex-it, 40 vjeç, bëri “një tallje me mbretërinë britanike” gjatë emisionit. Në veçanti, kritikët e Sussex-it nuk e morën lehtësisht shakanë që bëri Meghan në kuadër të emisionit ku u shfaq  duke pirë qumësht nga një shishe bebesh në publik.

Një kritik shkroi në Twitter: “Tani është padyshim koha për t’i hequr Meghan titullin e saj mbretëror me arsyetimin se ajo nuk po vepron siç duhet në publik për të mbajtur titullin që përfaqëson Familjen Mbretërore”.

Një përdorues tjetër pohoi: “Meghan Markle po përdor titullin e saj mbretëror dhe po tallet me mbretërinë britanike”.

Pavarësisht replikave të ashpra nëpër mediat sociale, shumë menduan se Meghan doli shumë mirë në intervistën e ‘Ellen’.

Meghan Markle bën një donacion bamirësie gjatë intervistës me Ellen

Emily Andrews, një gazetare dhe komentatore mbretërore, tha se sjellja e Meghan “ishte kaq mbretërore” në shfaqjen televizive, pasi ajo theksoi punën bamirëse dhe vendosi “në qendër të vëmendjes njerëzve të zakonshëm”.

Gjatë intervistës, Meghan zbuloi se ajo dhe Princi Harry dhuruan 15,000 £ për A Twist of Greatness, një qendër bamirësie.

Share With:
Translate »
160 Views