Ka një arsye pse nuk e shohim burrin e Xhemi Shehut në rrjete sociale!
Xhemi Shehu një nga moderatoret më të dashura të ekranit. Prej disa vitesh i kishte munguar ekranit dhe në këtë sezon bëri rikthimin e saj të bujshëm në “Portokalli”. Padyshim që në këtë periudhë pauze ka pasur shumë pikëpyetje për rikthimin e saj por dhe për jetën e saj personale.
Së fundmi, ajo ka bërë një intervistë “online” me ndjekësit e saj ku i është përgjigjur disa prej pyetjeve të tyre. E teksa një vëmendje shumë të madhe tërheq dhe bashkëshorti i saj për të cilin prezantuesja nuk flet kurrë.
“Nuk ka rrjete sociale, prandaj respektoj zgjedhjen e tij. Gjithsesi është njeri, baba dhe bashkëshort shumë i mirë. Do të ishte gjithmonë zgjedhja ime edhe po të kisha 100 jetë”, ka shkruar ajo.