Ka një arsye të fortë pse Kate Middleton do që fëmijët e saj të mësojnë spanjisht!

Anëtarëve të  familjeve mbretërore u duhet të mësojnë të paktën një gjuhë të huaj që prej fëmijërisë së tyre.

Kështu mbretëresha e ndjerë Elisabeth II fliste frengjisht, uellsisht dhe gjermanisht. Dhe pikërisht kjo kërkesë vlen dhe për pasardhësit dhe këtu e kemi fjalën për fëmijët e princit William, princi George dhe princesha Charlotte. Të dy fëmijët me kërkesë të Kate Middleton po mësojnë spanjisht. Edhe pse britanikët kanë kryesisht si gjuhë të dytë frëngjishten, duket se për të ruajtur marrëdhëniet diplomatike, është e nevojshme dhe spanjishtja.

“Kate kaloi kohë në Kili në vitet e saj të hershme dhe nuk ka dyshim se ajo do të mësonte gjuhën dhe sigurisht që ndihmon që fëmijët të kenë mësuesin e tyre në rolin e dados së tyre Maria për t’i ndihmuar ata të praktikojnë”, ka thënë një burim pranë Kate.

Share With:
Translate »
65 Views