“Kafshime buze dhe ngacmime në oborr të shkollës”, Drejtori ‘maniak’ në Pogradec merrte në telefon natën të miturat

Detaje të reja janë zbuluar për ngjarjen në Pogradec. Sipas burimeve të Fax News bëhet me dije se mesazhet e para janë parë nga vëllai i njërës prej vajzave e cila i kishte prindërit në greqi dhe shqetësohej me thirrje telefon 23 të natës. Më pas i vëlllai i ka shkuar te takojë drejtorin dhe e ka goditur. Të nesërmen drejtori e ka thirrur për ti kërkuar ndjesë.

Drejtori i ngacmonte gocat në klasë duke iu bërë shenja, kafshime buze dhe ngacmime në oborr të shkollës.
Vajzat nuk e kanë pasur të regjistruar numrin me emër dhe kjo është në verifikim, por para psikologut kanë thënë se ishte drejtori. Koha e ngacmimeve ka zgjatur 3 javë deri në 1 muaj.

Drejtori çdo ditë konsumonte edhe alkol tek një lokal para shkollësh dhe dyshohet që në shumë raste të ketë qenë edhe nën efektin e alkoolit.


(E.D/faxweb.al)

Share With:
Translate »
91 Views