“Kam harruar të buzëqesh”, gruaja e Shpat Kasapit i dedikon fjalët prekëse të birit

Sot djali i këngëtarit Shpat Kasapi ka marrë një dedikim shumë të veçantë nga mamaja e tij.


“Shpirti im, më fal që ky vit nuk ka qenë i mirë për mua. Mami ka qëndruar më shumë e mërzitur e me dhimbje dhe shumë herë kam harruar se si të buzëqesh. Por ti shpirti im më jep arsye çdo ditë që unë të luftoj e të të qëndroj afër. Dua vetëm të ta shoh fytyrën, të ta ndjejë aromën, biles ka 1 vit që unë flej shumë pak pasi gjysmën tjetër të natës e kaloj duke ta parë çdo milimetër të fytyrës tënde dhe duke shtuar lutjet tek Allahu i Madhëruar. Vetëm Zoti i Madh e ka në dorë shërimin e çdo dhimbje, largimin e çdo mërzitje dhe depresioni e ankthi që ta zen frymën dhe tek Ai mbështetemi”, ka shkruar ajo, fjalë që tregojnë se ka kaluar një vit të vështirë.

Share With:
Translate »
194 Views