‘Kam qarë njësoj si kur humba mamin’, Kastro Zizo hap zemrën

Kastro Zizo është gati për albumin e tij të ri. I ftuar në ‘Më prit në fundjavë’ me Ermal Peçi, këngëtari zbuloi detaje ekskluzive nga projekti i tij më i fundit artistik. Kastro u shpreh i lumtur për bashkëpunëtorët e tij teksa shtoi se ndryshe nga mania e klikimeve, atë do ta lumturonte nëse publiku do t’i pëlqente këngët e albumit.

'Kam qarë njësoj si kur humba mamin', Kastro Zizo hap

Ende pa u zbehur jehona e Eurovizionit, Kastro i tregoi Ermalit se besonte se kënga e tij me grupin 2 Farm ‘Atomike’ do mbërrinte në top 3 në garen europiane. I pyetur nëse këtë e thotë me përfshirje emocionale, Kastro u shpreh se di ta mbajë jashtë ngarkesën personale por vlerëson vlerën e lartë artistike e unike që kënga kishte

'Kam qarë njësoj si kur humba mamin', Kastro Zizo hap

Intervista me të na solli edhe dimensionin e tij njerëzor. Zbuluam lidhjen e fortë me fëmijët që padyshim i kanë ndryshuar jetën. Djali i madh është larguar nga Shqipëria për të ndjekur ëndrrën e tij futbollistike. Largimi prej tij mesa duket ka qenë shumë emocional: ‘Kam qarë shumë, me dënesë. Shumë. Ndoshta pas humbjes së mamit, kam qarë njësoj edhe për largimin e tij’, përfundoi Kastro.

'Kam qarë njësoj si kur humba mamin', Kastro Zizo hap

Share With:
Translate »
65 Views