Kamela Islamaj refuzon publikisht karrigen e trajneres së “The Voice of Albania”

Prej më shumë se 6 vitesh, këngëtaren e njohur, Kamela Islamajn e shohim pjesë të talent-shoët, “The Voice of Albania” nën drejtimin e Ledion Liços.

Aktualisht, Kamela është “vocal coach” për fëmijët, por edhe pse ka vite në produksion nuke  kemi parë edhe një herë të vetme në karrigen e trajnerëve.

Ajo ishte e ftuar në Thumb këtë javë dhe u pyet se pse nuk e kemi parë akoma në karrigen që rrotullohet.

“Mua më pëlqen shumë puna në The Voice dhe nuk dua me thënë të drejtën të ulem në karrige”, – shprehet këngëtarja e njohur.

“Sepse merr përsipër shumë, shumë përgjegjësi dhe merr të gjithë të sharat e njerëzve”, – shton ajo.

Eh, i paska rënë lapsit Kamela!

Share With:
Translate »
938 Views