“Kanë martesë me kontratë për fëmijën”, Roza flet ‘pa dorashka’ për çiftin showbiz-it

Banorët së fundmi kanë nisur të tregojnë pak më shumë nga vetja dhe flasin për martesat, dashuritë dhe mënyrën sesi e konceptojnë ata.

Roza Lati shokon me deklaratën e saj të papritur për nje çift të showbiz-it shqiptar që kanë një martesë “me kontratë”, pasi secili prej tyre ka jetën e tyre.

Roza: Njoh një çift që kanë bërë një kontratë martesore, janë bashkë dhe secili ka jetën e tij. Secili ikën jashtë shtetit dhe bëjnë jetët e tyre dhe këtu mund të mendoni çfarë të doni. Kur kthehen në shtëpi tek fëmija, kanë një sjellje të respektuar, flenë me një shtrat dhe e kanë ndarë që do të pleqërojnë bashkë. Kanë fëmijën më me edukatë, fëmijën më të qetë, fëmijën më të shtruar dhe më të mbarë. Ky është rast dhe fakt konkret, janë dy çifte që unë kur i kam parë kam bërë analizën.

Share With:
Translate »
53 Views