“Më le shtatzënë dhe ike”, pas shumë vitesh reperi përballet me ‘ish të dashurën’
Reperit të njohur, Don Phenom, i është përgatitur një lojë. I ftuar në emisionin “Mos i bjer me top”, ai u përball me “ish të dashurën” e cila u shpreh se ka qenë në një romancë me reperin dhe se nga ajo lidhje dashurie ka lindur një vajzë.
“Përshëndetje të gjithëve, emri im është Esmeralda, jetoj në Tiranë. Kam ardhur të rrëfej një histori sa i përket marrëdhënies sime me Don Phenom, e cila përkon para tri vitesh, kur ne kemi pasur marrëdhënie së bashku. Nga ajo marrëdhënie, unë kam pasur një fëmijë, për të cilën Don Phenom nuk e mori vesh asnjëherë. Është një vajzë. Kjo kërkesë publike sot është për Don Phenom, që të marrë përgjegjësitë për veprimet që ka bërë para tri vitesh me mua”, tha vajza.
Mirëpo, ky “prank” nuk u besua aspak nga reperi i cili vijoi të insistonte se me vajzën në fjalë nuk ka patur asnjë marrëdhënie dhe se përgjatë kohës që e reja supzonte se ishin bashkë, ai ka qenë në Amerikë.
Pjesë nga biseda:
Don Phenom: A bën të dalë më fytyrë ku person misterioz. Kush është kjo fantazmë?
Vajza: Unë mendoj se tashmë e ka kuptuar se kush jam.
Don Phenom: Jo, gjithë Tirana ka pak a shumë të njëjtin zë. Është ë vështirë.
Vajza: Unë mendoj që duhet ta marrësh pak më seriozisht
Don Phenom: Po si të të marr seriozisht, kur nuk të shoh
Vajza: Nëse ti më premton se do të marrësh përgjegjësi, unë e tregoj fytyrën. Nëse nuk ma premton, unë nuk e tregoj fytyrën time, sepse jam një gra e lënduar.
Ronaldo Sharka: Mban mend një marrëdhënie në të kaluarën me një vajzë me emrin Esmeralda, ku ajo thotë që unë kam një vajzë?
Don Phenom: Jo, s’kam asnjë dijeni për diçka të tillë
Vajza: Atëherë kam qenë bionde, nuk kam pasur flokët që kam tani
Ronaldo Sharka: Ku jeni njohur
Vajza: Jemi njohur në një club në Tiranë
Ronaldo Sharka: Sa kohë zgjati marrëdhënia juaj
Vajza: Tri javë
Don Phenom: Shumë paska zgjat, zakonisht më shkurt i kam
Vajza: Ka zgjatur shumë po thua? Po ishe ti ai që më kërkoje