“Kanë punuar një vit”, Ogerta Manastirliu flet për panairin e veçantë të fëmijëve me aftësi ndryshe

“Më jep një shans”, panairi me punimet fantastike të punuara nga duart e arta të fëmijëve të mrekullueshëm të fëmijëve me aftësi ndryshe ku ishte e pranishme në qendrat e zhvillimit, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e shumë të tjerë, u ekspozuan punime të ndryshme të bëra të gjitha në mënyrë artizanale dhe të ricikluara.

Piktura, punime balte, druri për festat e fundvitit e shndërruan panairin në një ambient shumë ngjyra dhe të mbushur me dashuri.

Ogerta Manastirliu: Sot është një ditë e veçantë, dita e personave me aftësi të veçanta, ndaj ne si Ministri e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kemi përgjegjësinë direkte për hartimin e politikave dhe programeve, të cilat synojnë mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të veçanta dhe gjithashtu rritjen e aksesit në të gjitha shërbimet. Sot kemi një risi brenda këtij aktiviteti, ku fëmijët, të cilët marrin shërbime në qendrat tona rezidenciale dhe këtu mundën që të paraqisnin punimet e tyre të artit, për të cilat kanë punuar gjatë një viti për t’i paraqitur në këtë panair.

Share With:
Translate »
33 Views