Kanë rritur dy fëmijë bashkë, Enkel Demi për të shoqen: Për fat të keq kam politikanen më të varfër
I ftuar në emisonin “Thumb”, Enkel Demi foli rreth jetës së tij profesionale dhe personale. Siç dihet, ai është prej vitesh i martuar me ish-deputeten e PD-së, Mesila Dodën, me të cilën ka dy fëmijë. Gjatë bisedës, ai u ndal te një nga pasionet që ndan me të shoqen, që është gatimi. Megjithatë, ky mbetet vetëm një pasion, pasi kur është pyetur se pse nuk hapin një restorant, Enkeli ka treguar se nuk e ka aspak në plan një gjë të tillë. Për më tepër, ai ka treguar se nuk është edhe aq e vërtetë ideja që është krijuar se të gjithë politikanët janë të pasur, madje ai ka në krah politikanen më të varfër.

“E kemi menduar, por ne gatuajmë për pasion dhe është një biznes i vështirë. Po të hapësh listën time të kredisë do ta kuptosh se sa lekë kemi. Unë për fat të keq, nga të gjitha politikanet, kam poltikanen më të varfër”, -tha ai duke qeshur.
