Prindër të një djali, Sinan Hoxha tregon problemet e martesës: Nuk është aq mjalt…

Sinan Hoxha prej kohësh ka krijuar një familje të bukur me Andrrën.

Ata kanë edhe një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Ansi.

Mirëpo, në një intervistë dhënë së fundmi,për ‘E Show’, Sinani ka pranuar se jeta e tij ka ndryshuar plotësisht pas martesës, duke thënë me ironi se Andrra ia ka bërë ‘8 me 2’ si tek kënga e tij e famshme.

‘Në fakt atëherë e bëra me humor për të ngacmuar të tjerët, por tani mu kthye mua edhe po ma ka bërë 8 me 2, jo vetëm mua por të gjithë njerëzve. Në fakt nuk ta bëjnë gratë por ta bën vetë jeta, është vetë natyra. Pra ti s’je më vetëm, ti je vetë i dyti dhe ke përgjegjësi tjetër, nuk mund të shkosh në shtëpi kur të duash, por duhet të shkosh në një orar të caktuar, kështu është jeta ose mos u martoni. Për të gjithë ata që nuk janë të martuar mendojeni mirë se nuk është aq mjalt’, u shpreh Sinani.

Share With:
Translate »
628 Views