Kanye flet për Kim Kardashian: Dua që të jemi bashkë, fëmijët tanë duan që të jemi bashkë

Reperi Ye, i njohur më parë si Kanye West, ka folur për ndarjen e tij nga Kim Kardashian, duke thënë se do të donte që ata të ishin ende bashkë.

“‘SNL’ është duke e bërë gruan time të thotë ‘unë e divorcova’ në TV. Dhe unë nuk i kam parë as letrat, as nuk jemi divorcuar,” tha ai gjatë një interviste.

Ye, ndryshimi ligjor i emrit të të cilit nga Kanye West u miratua në fillim të këtij muaji, po i referohej shakasë së Kim gjatë monologut të saj në “Saturday Night Live”, ku ironizoi veten dhe anëtarët e familjes së saj.

“Unë u martova me reperin më të mirë të të gjitha kohërave”, tha ajo gjatë monologut të saj të hapjes. “Jo vetëm kaq, ai është zezaku më i pasur në Amerikë. Një gjeni i talentuar, i ligjshëm që më dha katër fëmijë të jashtëzakonshëm. Pra, kur u divorcova me të, duhet të dini se kjo lidhet vetëm me një gjë: personalitetin e tij.”

“Kjo nuk është shaka për mua,” tha Ye, gjatë intervistës së tij të fundit. “Fëmijët e mi duan që prindërit e tyre të qëndrojnë së bashku. Unë dua që ne të jemi bashkë. Por nëse shikoni mediat, kjo nuk është ajo që ata po promovojnë.”

Kim bëri kërkesë për divorc nga Ye në shkurt pas më shumë se gjashtë vitesh martesë. Në fillim të këtij viti, ajo dhe Ye paraqitën secila dokumente duke kërkuar kujdestarinë e përbashkët të katër fëmijëve të tyre: North, Saint, Chicago, dhe Psalm.

Share With:
Translate »
197 Views