Si zhvillohet procesi i frymëmarrjes tek fetusi?

Gjatë 9 muajve të zhvillimit, foshnjet marrin oksigjenin nga nëna e tyre përmes kordonit të kërthizës.

Ndërsa, foshnjet marrin frymë në barkun e nënës, oksigjeni hyn në qarkullimin e gjakut të saj, duke vazhduar në rrjedhën e placentës dhe transportohet tek foshnja përmes kordonit të kërthizës shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.

Ky proces ndryshe njihet si qarkullimi i fetusit dhe procesi i tillë mund të përshkruhet kështu:

-Gjaku i oksigjenuar dhe lëndët ushqyese nga nëna, tranferohen përmes placentës dhe kordonit te fetusi;

-Gjaku hyn te fetusi përmes venës së kërthizës dhe lëviz drejt mëlçisë. Kalon përmes një hapje të quajtur ductus venosus;

-Kjo lejon që një sasi e vogël të qëndroj aty, por shumica kalon në venën cava inferiore. Kjo merr gjak në zemrën e fetusit, e cila më pas e pompon atë për në pjesë të tjera të trupit;

-Mushkëritë e fetusit marrin vetëm një sasi të vogël të gjakut, aq sa për të mbajtur indet e shëndetëshme;

-Gjaku, që përmban dioksid të karbonti dhe mbetje, transportohen në arteriet e kërthizës dhe përsëri në placentë;

-Këto të fundit kthehen përsëri në ‘sistemin amë’.

Pra, përmes këtij sistemi, fetusi merr të gjitha lëndët e nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e tij.

Share With:
Translate »
166 Views