Kanye West beson se vaksina kundër Covid-19 paralizon fëmijët

Reperi i famshëm Kanye West njihet për deklaratat e tij të çuditshme.

Së fundmi ai ka tërhequr vëmendje mediatike pasi u shpreh se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale 2020 duke qenë kokë më kokë me Trump për kreun e shtetit.

Krahas kësaj ai ka bërë edhe një sërë postimesh në Twitter që po komentohen shumë. West beson se nuk ekziston asnjë kurë kundër Koronavirusit dhe se vaksina do të krijohet me qëllimin e vetëm për të kontrolluar masën.

Në një intervistë për “Forbes” ai tha se kura e vetme është drejtimi tek Zoti dhe jo tek zgjidhjet mjeksore. Vaksinën kundër Covid-19 ai e quan ‘shenja e përbindësisht’ ashtu si në kultet satanike.

“Shumë fëmijë janë vaksinuar dhe janë paralizuar. Prandaj kur thonë që zgjidhja e Covid-19 është vaksina, jam shumë i kujdesshëm. Vaksina është shenja që të lë përbindëshi. Ata duan të fusin çipe brenda nesh, duan që të bëjmë gjithë këto gjëra, në mënyrë që të mos kalojmë dyert e parajsës. Kur them ata, dua të them njerëzit që kanë djallin brenda. Nëse nënshtrohemi nuk do të shkojmë në parajsë.” -u shpreh 43-vjeçari duke i bërë të gjithë konfuzë.

Share With:
Translate »
398 Views