Kanye West përfshin në klipin e tij vajzat North dhe Chicago

Kanye West po i ndihmon vajzat e tij North dhe Chicago të eksplorojnë anën e tyre krijuese.

Ai publikoi videoklip të ri “Bomb”, ku tregon dy motrat me një Tesla Cybertruck dhe automjete të tjera futuriste ndërsa përbindëshat me gëzof përpiqen ti ndjekin.

Kënga është nga albumi Ye’s Vultures 2, i cili u publikua në gusht. Chicago shfaqet rreth një minutë e 30 sekonda, dhe zëri në sfond thotë: “Është Çikago”.

West, 47 vjeç, publikoi videon muzikore në kanalin e tij zyrtar në YouTube, ndërsa mamaja Kim Kardashian e ripostoi klipin në llogarinë e saj në Instagram, duke shkruar, “BOMB ft. North West & Chicago West”.

Ish-çifti janë gjithashtu prindër të djemve Saint West, 8, dhe Psalm West, 5 vjeç.

Në mars 2020, North në atë kohë 6-vjeçare dha një performancë të mahnitshme në shfaqjen e modës ‘Yeezy Season 8’ së bashku me babain e saj gjatë Javës së Modës në Paris.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by HYPEBEAST (@hypebeast)

Share With:
Translate »
19 Views