Kaq shumë arsye për të menduar se Kate do të sjellë në jetë binjakë
Kate Middleton dhe Princi William janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë që pritet të vijë në jetë në pranverë, por a do të ketë edhe një fëmijë të katërt? Sipas thashethemeve, dukesha mund të ketë binjakë këtë herë dhe ky përfundim ka ardhur pas disa sinjaleve.
Ndërsa ende nuk është konfirmuar nga oborri mbretëror, tabloidët britanikë po raportojnë se duka dhe dukesha presin binjakë. Kjo do të thotë se Princi George (4 vjeç) dhe Princesha Charlotte (2 vjeç) mund të jenë vëllai i madh dhe motra e madhe dyfish, por përsëri lajmi mbetet vetëm në kuadrin e thashethemeve.
Megjithatë, Life & Style, shkon edhe më tej me hamendësimet duke shkruar se Kate po pret dy vajza binjake: “Kate dhe William janë në fazën e projektimit të çerdheve”, tha një burim pranë pallatit për Life & Style në fillim të muajit, duke zbuluar edhe se në pranverë do të lindin dy vajza binjake. “Binjaket do të flenë në dhoma të ndara, por do të ndajnë një dhomë me George dhe Charlotte. Kate mendon se dy fëmijët më të mëdhenj të lidhen me foshnjat sapo ato të vijnë në jetë.”
Edhe pse të gjithë e dimë – përmes njoftimit zyrtar të Twitter – se fëmija tjetër pritet të vijë në jetë në prill 2018, thashethemet se familja mbretërore po pret binjakë mbeten vetëm të tilla. Nëse lexoni pak më shumë në njoftimin zyrtar, Pallati Kensington flet me siguri të plotë kur thotë “po vjen në jetë një fëmijë”, duke mbyllur thashethemet e binjakeve. . . të paktën kështu duket.
Duka dhe dukesha janë mësuar me kësi thashethemesh kur është fjala për lajmet e shtatzënisë që kanë qarkulluar muajt e fundit. Në të vërtetë, edhe me dy fëmijët e tjerë, kishte zëra që qarkullonin se Kate ishte në pritje të binjakëve, por nuk ndodhi as në shtatzëninë e parë dhe as në të dytën.
PS: Hera e fundit që familja mbretërore lindi binjakë në radhën e trashëgimisë ka qenë në vitin 1400, sipas Marie Claire UK. Kështu që ndoshta nuk do të ndodhë, po ardhja e binjakëve do të ishte vërtet një ngjarje e mrekullueshme.