Karakteristikat e George dhe Charlotte që nuk i keni ditur më parë, madje edhe emrat e tyre për së gjati

Shikojmë foto e lexojmë lajme çdo ditë për George dhe Charlotte, ama nuk i dimë të gjitha karakteristika e tyre. Si sillen në shtëpi? Çfarë pëlqejnë? Nëpër intervista dhe takime të ndryshme, të rriturit e familjes mbretërore kanë zbuluar detaje interesante.

Charlotte është shefja. Mbretëresha ka treguar njëherë se në vend që të kujdeset George për të motrën, si më i madhi, këtë gjë e bën më së miri Charlotte.

George është plot energji.

William ka thënë njëherë për djalin: “Ai është një majmun i vogël”. Në fakt, jo pak herë, Kate ka shtrënguar dhëmbët edhe në publik. Madje edhe në dasmën e motrës së saj.

Charlotte është fëmijë i urtë. William ka thënë se vajza është shumë e qetë, por më të rriturit e shtëpisë i kanë thënë atij të presë derisa vajza të bëhet 10 vjeçe. Ai po pret…

George adhuron stuhitë. Këtë e ka zbuluar Kate. Nga vetëtimat kanë frikë edhe të rritur, kurse George qenka trim.

Princi George ende nuk e di që do bëhet mbret.

Emri i Charlotte-s nderon gjithë familjen. Ajo gjatë quhet Charlotte Elizabeth Diana, në nder të gjyshes dhe stërgjyshes.

Edhe George ka një emër të gjatë. Ai quhet George Alexandër Louis.

George nuk i ka qejf sportet. Trajneri i futbollit e ka zbuluar këtë kur William e çoi për t`u stërvitur.

Chalotte pëlqen lodrat e lira

George është trazovaç, nga ata që s`i lënë dy gurë bashkë. Këtë e zbuloi Kate gjatë një vizite në Indi, kur justifikoi faktin përse nuk i kishin marrë fëmijët me vete.

George është një kopje e të atit dhe xhaxhait. “Ai më kujton ose veten time, ose vëllain”, ka thënë William.

George adhuron të qëndrojë në natyrë. Këtë detaj e ka zbuluar gjyshi Charles.

Të dy fëmijët e shtëpisë pëlqejnë që gjatë udhëtimeve të dëgjojnë Gruffalon.

George adhuron të ndihmojnë mamin për të bërë ëmbëlsira, edhe pse e bën rrëmujë gjithë shtëpinë.

Të dy fëmijët bëjnë dhurata në shtëpi për mbretëreshën. Ky është madje një nga argëtimet më të bukura. Është e vështirë të gjejnë se çfarë i pëlqen asaj, por dhuratat e sidomos nga fëmijët, janë gjithmonë të bukura.

Share With:
Translate »
803 Views