Kate Middleton shfaqet sërish në rrjetet sociale, uron djalin e saj Louis

I vogli i Familjes Mbretërore, Prince Louis feston ditëlindjen e tij të gjashtë dhe nuk kishin si të mungonin urimet për djalin e ëmbël në rrjetet sociale. I qeshur dhe me sytë që i ndriçojnë, kjo është fotoja me të cilën prindërit e tij kanë zgjedhur ta urojnë të voglin e tyre.

Teksa kanë falenderuar të gjithë për urimet e ëmbla, Princi dhe Princesha e Uellsit kanë zbuluar se fotoja është shkrepur pikërisht nga dora e nënës së tij, Kate Middleton. Edhe pse në mënyrë të tërthortë, ky është reagimi i parë i Princeshës së Wellsit pas video-mesazhit, ku njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer.

Pas polemikave për ndryshimet në një fotografi familjare të Ditës së Nënës, Kensington Palace ka siguruar që kjo foto nuk është edituar. Një zëdhënës i pallatit thotë për BBC News se Princi dhe Princesha e Uellsit janë mirënjohës për mesazhet e ditëlindjes për djalin e tyre.

Me thirrjet që Katerinës t’i jepet privatësi gjatë trajtimit të kancerit, pallati thotë se ishin të vetëdijshëm për balancën e vështirë në publikimin e fotos së ditëlindjes së Louis, por vendosën ta publikonin atë si një mënyrë për të falënderuar ata që i kishin uruar ditëlindjen Louisit. Fotografia është bërë në Windsor gjatë ditëve të fundit.

Share With:
Translate »
16 Views