Kate pret binjakë? Princi William nuk do ta përballonte dot

Ai do të bëhet baba për herë të tretë në prill kur Dukesha Kate të sjellë në jetë vajzën ose djalin e dytë për familjen e tyre. Edhe pse Kate është në muajin e gjashtë të shtatzënisë, familja mbretërore nuk e ka treguar ende gjininë e fëmijës së tretë.

Sipas “Hello” e vetmja gjë e sigurt është se Dukesha nuk do të sjellë në jetë binjakë.

Ka qenë Princi William i cili është shprehur se këtë periudhë po mundohet të flërë shumë që të jetë i përgatitur kur të vijë në jetë anëtari i ri i familjes mbretërore. Sa i përket binjakëve, ai ka thënë se nëse do të ishin dy, do t’i duhej të bënte një test për trurin.

“Dy janë shumë mirë, nuk e di si do ja bëj me tre. Do të jem gjithmonë i lodhur”,-është shprehur me shaka princi William.

Share With:
Translate »
655 Views