Katër komplikimet që mund të shkaktojë diabeti gjatë shtatzënisë

Glukoza është një lëndë djegëse e nevojshme për pothuajse çdo proces në trupin e njeriut, përfshirë funksionimin e trurit.

Që trupi të përdor glukozën si energji, kërkon një hormon të njohur si insulinë, i cili prodhohet nga një organ i quajtur pankreasi tregon VeryWell Family, transmeton Gazeta Shneta.

Në diabet, furnizimi me insulinë i një personi nuk është i mjaftueshëm, duke e bërë të pamundur që trupi të marrë dhe të përdor energjinë e nevojshme nga glukoza.

Meqenëse i gjithë trupi ushqehet nga glukoza, insulina është thelbësore për funksionimin e duhur të të gjitha sistemeve të trupit. Sheqeri në gjak, i cili nuk kontrollohet vazhdimisht mund të shkaktojë komplikime gjatë shtatzënisë, si te nëna ashtu edhe tek foshnja.

Këto komplikime përfshijnë: hipertension, defekte të lindjes, aborti dhe kufizim në rritje.

E po që hipertensioni, i cili mund të jetë më i zakonshëm mund të ndikojë në kufizimin e rritjes intrauterine dhe gjithashtu lindjen e parakohshme.

Në rast se përballeni me diabetin para shtatzënisë është mirë që t’a njoftoni paraprakisht mjekun tuaj për të vazhduar më pas me monitorimin e gjendjes suaj dhe minimizimin e këtyre komplikimeve.

Share With:
Translate »
34 Views