Katie Holmes nxori të bijën për herë të parë në publik, për një arsye të fortë
Katie Holmes gjithnjë është munduar mos ta përfshijë të bijën nëpër daljet e saj publike dhe ta mbrojë sa më shumë nga fotografët. Por, aktorja doli për herë të parë publikisht në skenë me të bijën Suri Cruise, të lindur nga martesa me ish-bashkëshortin Tom Cruise, gjatë një eventi për Krishtlindjen, në New York. Aktorja bëri këtë prezantim të së bijës 11-vjeçare vetëm që ajo të njihej me idhullin e saj, Taylor Swift, në “Madison Square Garden”. Koncerti “iHeartRadio Jingle Ball” mblodhi në skenë talentet top të muzikës, si Ed Sheeran, “The Chainsmokers”, Sam Smith, Camila Cabello dhe Demi Lovato.




