“Kë do më shumë mamin apo babin” pse s’duhet t’ia bëni kurrë këtë pyetje një fëmije

“Kë do ti më shumë mamin apo babin? Apo do nënën, se ajo të ka rritur” Kjo shprehje e tmerrshme, që përdoret nga të gjithë, madje është bërë edhe reklamë, vetëm e gjymton fëmijën. Prindër, mos ia bëni këtë pyetje fëmijës dhe mos lejoni të tjerët, t’a bëjnë këtë pyetje fëmijës tuaj. Fëmija është i vogël e janë të rrituar që duhet ta duan, madje e kanë për detyrë. Ajo, që është më dramatike tek i rrituri, qëndron te fakti që është i pavetëdijshëm për pyetjen.

Kur i pyet të rriturit, se çfarë qëllimi ka kjo pyetje? Ai, i rrituri, ngre supet dhe thotë shprehjen, e pakuptimtë, “Ja, ashtu kot”. Fëmija i vogël ende nuk i di fjalët, nuk u di kuptimin dhe kur i bëhet një pyetje, ajo vetëm e shqetëson. E para nuk e kupton, e dyta, ai fëmija e di, që duhet ta duan, mami, babi, gjysherit, që ai duke u rritur të sillet si ata, po kur të rritet, jo tani që është i vogël. Njerëzorja, të nderuar të rritur, nuk është gjë e lindur, ajo mësohet dhe zhvillohet nëpërmjet edukimit dhe sigurisë.

Kjo pyetje, shkatërron këto dy elementë, besimin te të rriturit dhe për pasojë edhe edukimin, si njeri i përgjegjshëm e qytetar. Kjo pyetje, e vendos fëmijën në dilemën e rëndë të zgjedhjes. Dhe për fat, fëmija nuk ka ende mekanizma as për të kuptuar se çfar i pyetet dhe as për tu përgjigjur. Edhe një gjë, kujtoni veten kur duhet të zgjidhni, sa të vështirë e keni. Atëherë, si i kërkoni fëmijës të bëjë një gjë, që edhe për ju të rritur, është e vështirë? Lira Gjika.

Share With:
Translate »
174 Views