Keisi ka të drejtë! Sabiani tregoi shumë mbrëmjen e djeshme dhe na surprizoi

Mbrëmjen e djeshme Sabiani u eliminua nga shtëpia e “Big Brother VIP” si më pak i preferuari i publikut.

Por fati ishte me të mbrëmjen e djeshme dhe gogla që secili prej tyre ka e riktheu sërish në shtëpi. Megjithatë reagimi i këngëtarit të njohur turbo-folk ishte surprizues, pasi ai nuk e priti fare me shpërthim gëzimi biletën e kthimit në shtëpinë e “Big Brother”, duke u shprehur se nëse është më pak i votuari i publikut, nuk ka kuptim të rikthehet sërish brenda, duke pyetur: A jemi për publikun këtu?

Një gjest ky, që nuk e kemi dëgjuar kurrë nga banorët kur kanë dalë jashtë, pasi të gjithë kanë  thënë se kishin akoma për të dhënë.

 

 

Edhe vajza e këngëtarit, Keisi Medini e cili disa ditë më parë e takoi brenda shtëpisë duke e surprizuar, ka bërë një reagim në rrjetet sociale.
“Ba sot tregove shumë”, ka shkruar Keisi. Dhe ka të drejtë. I tij ishte një gjest ndershmërie që nuk e kemi parë shpesh  tek të eleminuarit e publikut.

Banorët e shtëpisë që e përcollën me lot Sabianin e pritën me gëzim e hare rikthimin ë tij.

Share With:
Translate »
160 Views