Kejdi Mehmetaj tregon marrëdhënien me vjehrrën: Nuk jam nusja ideale

Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për jetën personale dhe ndau detaje nga bashkëjetesa me të fejuarin.

Edhe pse preferoi ta quante veten një nuse “jo ideale”, Kejdi tha se ka krijuar raporte shumë të mira me vjehrrën dhe gjithë të afërmit e tjerë të të fejuarit, të cilët tashmë i sheh si familjen e vet.

Ajo la të kuptohej se angazhimet dhe lëvizjet e shpeshta për shkak të punës, e bëjnë të pamundur që të qëndrojë për një kohë të gjatë në shtëpi, duke mos bërë rolin e nuses tradicionale.

“Nuk jam ajo nusja më e mirë që rri në shtëpi, merret me punët apo ka kohë… unë jam shumë në lëvizje, bëj shumë punë në të njëjtën kohë, përpiqem të jem shumë aktive, plus mendoj se do të vijë ai momenti kur të vijnë fëmijët, që jeta të kornizohet pak më tepër, ndaj tani përpiqem ta shfrytëzoj në maksimum kohën. E rëndësishme mbi të gjitha është marrëdhënia, që të jetë pozitive, që të jetë e sinqertë e të ketë dashamirësi brenda nga të dyja palët…”,- tha ndër të tjera Kejdi për “Ftesë në 5”, në Top Channel.

Artikuj të këshilluar

  • TV&SHOW

    Në premierën e ‘Falco’, Bes Kallaku ka një mesazh të madh për publikun

    Besi, në premierën e “Falco”..

  • TV&SHOW

    Të divorcuar, por sërish pranë njëri-tjetrit! Gazetarja shqiptare dhe ish-bashkëshorti hapin një biznes bashkë

    Anduena Llabani ndan një raport të ri me bashkëshortin ..

  • TV&SHOW

    Saimir Çili për vajzën e tij, Isea: Gabimin e bëra unë

    Kantautori nuk do që Isea të merret me muzikë..

  • TV&SHOW

    Dikur të lidhur, Anaidi i BB tregon pse nuk flet më me Oriola Marashin

    Nuk e përballoja dot që…..

  • TV&SHOW

    ‘Kuq e zi je ti’ e ndarë përgjysmë, kënga që ndan dhe bashkon Elvanën dhe Florin

    Pse Flori dhe Elvana këndojnë veç? ..

Share With:
Translate »
587 Views