Kenado u vra nga babai i vajzës që ngacmonte/ Shokët e 17-vjeçarit dedikime prekëse në rrjet, lule në vendin e ngjarjes

Fiqiri Mjeshtri vrau dje Kenado Shirën, Liri Shirën, babë e bir, plagosi Renado Hasulën dhe Eglantin Hasulën dhe më pas u vetëvra për shkak se djemtë ngacmonin vajzën e tij dhe se njëri, Kenado kishte lidhje dashurie me 16-vjeçaren. Tragjedia në Klos tronditi mbarë opinioni publik, teksa ka prekur edhe miqtë e Kenados.

Ndërkohë me anë të disa postimeve në internet shokët kanë shpërndarë video në TikTok ku Kenado shihet nën shoqërinë e tyre.

“Do jesh gjithmonë në zemrat tona”, shkruan një i ri teksa ka shpërndarë dhe foto me të. Viktima shihet i lumtur duke festuar.

Ndërkohë sot janë vendosur dhe lule në vendin e ngjarjës në kujtim të babë e bir, Kenado dhe Liri Shira të cilët u ekzekutuan mesditën e djeshme.

Share With:
Translate »
80 Views