Këngëtari i njohur i thotë vjehrrit: E latë vajzën të martohet me një egërsirë si unë

Pak para dasmës që po pritet me padurim, Justin Bieber ka postuar një foto me partneren e tij Hailey dhe prindërit e saj, duke e shoqëruar me një përshkrim që ka ngjallur shumë komente.

“Unë me bashkëshorten dhe familja e saj. Faleminderit që e lejuat vajzën tuaj të martohet me një egërsirë si unë”, shkruan Justin.

Foto është realizuar vite më parë kur Hailey ishte fanse e Justinit.

Këngëtari e ka shprehur gjithmonë që Hailey e ka ndihmuar shumë teksa ai po kalonte një periudhë jo të mirë.

Çifti do martohen me një dasmë në Karolinën e Jugut dhe para ceremonisë ata mbajtën një festë private me të afërmit.

Në festë Hailey u shfaq e veshur me një fustan të bardhë dhe sandale me fjongo ndërsa Justin me bluzë të bardhë e pantallona të zeza.

Share With:
Translate »
534 Views