Këngëtari i njohur mungon në dasmën e së motrës, arsyeja mbetet enigmë

Në shtëpinë e Malik ishte një festë e madhe këtë javë, sepse motra 17-vjeçare e Zayn Malik, u martua me partnerin e saj Martin Tiserbut, në një ceremoni të veçantë. Ne të gjithë e dimë që dasmat janë një festë që bën bashkë të gjithë familjen dhe të afërmit, por në këtë rast është një person që duket se ka munguar. Vëllai i madh i familjes, Zayn, nuk është parë askund në dasmën e Safaa-s, të hënën.

Nëna e tyre, Trisha Malik, postoi në Instagram disa foto nga ceremonia me përshkrimin: “My baby girl’s big day.” Në foto, mund të identifikoni lehtësisht Safaa-n, veshur me një fustan gold, kombinuar edhe me aksesorët dhe dorën e vizatuar gold.

Në foto, Safaa shihet e rrethuar nga e gjithë familja, i ati Yaser dhe motrat Doniya, 28, dhe Waliyha, 21. Por të gjithë kanë pyetur për 26-vjeçarin Zayn, i cili nuk shihet në asnjë cep të fotografive.

Ish-ylli i One Direction është shumë i lidhur me familjen, madje i ka ndihmuar ata të blejnë një shtëpi në qytetin e tyre të lindjes, Bradford. Në filmin “One Direction: This Is Us”, Trisha (nëna e Malik), me lot në sy, ka thënë: “E di që gjithmonë ke thënë: “Do të blej një shtëpi një ditë kur të jem më i madh”, por faleminderit për atë që ke bërë për ne. Jam shumë krenare për ju “.

Dasma e Safaa dhe Martin erdhi vetëm disa ditë pas ditëlindjes së saj të 17-të, më 13 shtator. Fansat i kanë uruar martesën 17-vjeçares: “I uroj Safaa-s gjithë të mirat dhe lutem që të ketë të gjithë lumturinë që meriton. Me shumë dashuri…” – shkruan një prej fansave në Instagram.

Share With:
Translate »
555 Views