“Po e pres me krahë hapur”, Alesia Bami flet për martesën dhe planet për fëmijë

Modelja 19 vjeçare Alesia Bami mund të quhet një ndër vajzat më të sukseshme sepse ndonëse e re në moshë, ajo ka dy biznese. Para pak ditësh e ftuar në emisionin ‘Wake up’, Alesia u shpreh se pas suksesit të saj është i ati i cili e ka ndihmuar sepse vetëm nuk mund t’i përballonte dot.

Së fundmi, Alesia ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5, ku u diskutua nëse gratë janë më të lumtura beqare apo të martuara. Moderatorja Bieta Sulo e ka pyetur nëse mendon se një ditë do të krijojë familjen e saj. Modelja është shprehur se të krijosh familje, është diçka shumë e bukur dhe që të dhuron ngrohtësi.

“Mendoj që është diçka shumë e bukur. Çdo femër dhe çdo njeri ka nevojë për familjen e krijuar vetë që të jep ngrohtësi. Unë nuk eci me plane, kur të vijë po e pres me krahë hapur. Dua dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë”, – tha ajo.

Share With:
Translate »
475 Views