Këngëtari tregon arsyen e çuditshme pse e quajti djalin Arush

Liam Payne më në fund ka zbuluar arsyen e vërtetë se pse ai dhe Cheryl vendosën ta quajnë djalin e tyre Bear.

Gjatë një interviste të dhënë për “The Late Late Show”, këngëtari ka treguar se si erdhi vendimi për këtë emër.

“E di çfarë ndodhi? Kur ai lindi, një grua në moshë tha se kur fëmijët nuk qajnë, kanë një problem serioz. Ai kur flinte gjumë bënte gjatë gjithë kohës “grrr” dhe shumë specialist hynin dhe dilnin ndërkohë që ai flinte, për të parë se çfarë po ndodhte”.

“Më në fund një doktor tha se nuk po bënte shaka por ka diçka që nuk shkon me të, pasi bënte shumë zhurmë. Kështu që nga ai moment, ai u quajt Bear”.

Share With:
Translate »
815 Views