Këngëtarja dëshiron të bëhet nënë
Katy Perry është gati për një goxha ndryshim në jetën e saj dhe e ka fjalën për një fëmijë. 33-vjeçarja është shprehur hapur se dëshiron që në të ardhmen e afërt të marrë statusin e nënës.
“Po përgatitem të bëj një ndryshim shpirtëror dhe jam shumë nervoze për këtë. Po mundohem ta përmirësoj veten emocionalisht. S’dua të jetoj më me dramat e fëmijërisë. Dua të rritem.”- është shprehur këngëtarja e ‘Roar’.
Perry rrëfeu për Glamour se po përgatit veten për të krijuar një familje të sajën. Por para se ta bëjë këtë, duhet të jetë në paqe me veten dhe të ketë një shpirt të qetë.
Pas lidhjeve të shumëpërfolura me John Mayer dhe Orlando Bloom, Katy është single dhe duket se po e përdor gjithë kohën për të reflektuar.