Këngëtarja e bëri pjesë të klipit, nëna e përlot me videomesazh
Blerina Braka është sërish aktive në muzikë dhe së fundmi, pas pjesëmarrjes në “Kënga Magjike”, ka publikuar këngën “Bijë e nënës”. E veçanta e këngës është se në klip, Blerina shfaqet së bashku me nënën e saj, zonjën Lumturi.
Blerina Braka thotë në “Rudina” në Tv Klan se nëna e saj nuk është njeri surprizash, ndaj habitet së tepërmi dhe emocionohet kur moderatorja i tregon se ajo i ka bërë një surprizë.
Lumturi: Përshëndetje Bela ime. Të kam përzemër, të dua fort. Të ka mami një vajzë punëtore, e shkathët, je e papërtuar, je për çdo gjë, je e kujdesur për familjen tënde, për burrin tënd, për fëmijët e tu. Kujdesesh edhe për mua për çdo gjë. Të përshëndes me fjalët e këngës “ah moj bijë, bija ime, besoji vetes dhe zemës tënde, ai që të do, do të të marrë”. Të përqafoj mami fort.