“Në adoleshencë djali e merr inat babain”, Alket Zaimi: Xhelozia për fëmijën ekziston gjithmonë

Në emisionin “Shije shtëpie” në Tv Klan këtë të martë u diskutua për prindin kujdestar, kë kërkojnë më shumë fëmijët nënën apo babain?

Zakonisht fëmijët mbështetjen në raste kur nuk ndihen mirë, apo kur duan diçka i drejtohen fillimisht nënës, por a ngjall kjo xhelozi mes prindërve? Pikërisht për këtë ka folur edhe këngëtari Alket Zaimi, ai ka treguar se një diferencim i tillë bëhet shpesh shkak për xhelozi por ndonjëherë është edhe lehtësim për babain që fëmija e ka mbështetjen te nëna.

Katerina Trungu: A u pëlqen baballarëve që mamaja është fjala e parë që del nga goja e fëmijëve ku ata kanë nevojë?

Alket Zaimi: Kjo xhelozi ekziston te të gjithë burrat, është e pashfaqur, por ndonjëherë thonë shyqyr që ka mamanë. Unë kam një çun, nuk e kam ndarë kurrë nga vetja. Falenderimin ja jap zonjës time, se që në fëmijëri, nëna është aji që i jep që nga qumështi te edukata, te marrëdhënia dhe unë e falenderoj që i ka dhënë kulturën e vetë.  Përgjithësisht në moshën e adoleshencës fëmijët e marrin inat babain, por mos harroni se babai kujdeset për të gjithë familjen. Janë të ndara shkallat e kujdesit në familje, nëna i ka të gjitha detyrimet, ta hajë, ta vesh, t’i japë kulturën, babai është ai që mban shtyllën. Kemi një shprehje. Nëna të lë jetim, babai të lë fukara jo në kuptimin ekonomik por në gjithçka. Djali në adoleshencë e merr babain inat, se ka atë “shkopin” mos shko këtu mos shko atje. Harron që mbaron shkollën e thotë, “o ba unë dua të shkoj në shkollë të lartë”, babai paguan, pastaj “o ba unë dua punë”, babai ia gjen punën, “o ba dua të bëj kursin e patentës”, babai e paguan, vete 28 vjeç “o ba kam njohur një vajzë të mirë”, babai shko e përgjigjet për gjithçka me atë shpirtin e madh. Dhe në fund kur shkon 30 vjeç thotë, “babai është heroi im” nëna është nëna, babai është babai, por në asnjë familje të shëndetshme nuk mund t’i ndash punët, se po t’i vësh në kandar edhe babai ka goxha peshë.

Share With:
Translate »
90 Views