Këngëtarja e famshme shtatzënë për herë të parë, ndan me botën setin e pritjes së ëmbël
Reperja e famshme Nicki Minaj prej disa javësh është përfolur se është shtatzënë për shkak të një video ku shihej partneri i saj teksa po i përkëdhelte barkun.
Krahas aludimeve të shumta ajo kurrë nuk u prononcua duke u shtuar fansave të saj kuriozitetin.
Megjithatë, pak minuta më parë Nicki ka njoftuar botën se po bëhet nënë, teksa ka ndarë disa foto me barkun e rrumbullakosur. Mesa shihet, këngëtarja e ka kaluar tremestin e dytë të pritjes së ëmbël.