Lindi parakohe sepse të ëmën e preku COVID, kryeministri publikon foton e parë me djalin e vogël

Kryeministri britanik Boris Johnson, shfaq një vështrim të emocionuar teksa shikon të birin, Wilfred, i ardhur në jetë 11 javë më parë, në krahët e partneres Carrie Symonds.

Fotografia e cila po bën xhiron e rrjeteve sociale, është e para ku Johnson shihet me vogëlushin Wildred Lawrie Nicholas, i ardhur në jetë në 29 prill, në mes të izolimit prej koronavirusit, pak ditë pasi i ati kishte dalë nga spitali ku ishte trajtuar me Covid-19.

Tre emrat e tij, janë në nderim të gjyshërve të vogëlushit dhe Nicholas, në nderim të dy mjekëve Nick, të cilët i shpëtuan jetën Boris Jonson, kur u shtrua me urgjencë prej koronavirusit.

Familja u fotografua gjatë një video-konference me gjinekologet e NHS, shërbimit shëndetësor britanik, ku nëna e re i falënderoi për asistencën e dhënë gjatë lindjes.

Share With:
Translate »
781 Views