Këngëtarja shqiptare habit me deklaratën: Më fejuan 13-vjeç, pas dy vitesh u bëra nënë
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar këngëtarja shqiptare Blerina Balili. Për herë të parë ajo ndau disa detaje nga jeta personale. Balili tregoi se familjarët e fejuan në moshën 13 vjeçare e një vit më vonë partneri “e rrëmbeu” siç ndodhte në atë kohë.
“Unë s’ jam dashuruar. Në moshën 13 vjeçare më fejuan, pas një viti më rrëmbeu dhe kur isha 15 vjeç u bëra nënë për herë të parë. Ne atë moshe ke nevoje për mësim. S’dija asgjë dhe mësova nga te tjerët. Kanë qenë situata të vështira, jete shumë e vështirë. Jetoja me vjehrrën dhe vjehrrin ne fillim pastaj ikëm ne Greqi për një ekonomi më të mirë. Kur isha 25 vjeç solla në jetë djalin e dytë”, u shpreh ajo.
Balili po ashtu rrëfeu për herë të parë se është divorcuar dhe se ndarja erdhi menjëherë pas lindjes së djalit të dytë.