Këngëtarja shqiptare në gjunjë para të atit, gjesti i saj do t’ju përlotë

Pasi e mori veten nga qendrimi në spital, ku fotot e saj gjatë marrjes së serumit merakosën të gjithë fansat, tani është momenti për të marrë veten më të mira. Dhe kjo në mënyrën siç vetëm ajo di! Morena Taraku, këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç duket nga fotot ka vendosur të pushojë disa ditë në Turqi dhe në këtë udhëtim e shoqëron edhe një njeri shumë i rëndësishëm në jetën e saj, i ati.

Me sa duket ky i fundit ka shijuar një trajtim për këmbët, dhe në përfundim të procesit, Morena është drejtuar tek ai për t’i veshur çorapet. Vërtet që ky gjest është për t’u vlerësuar, dhe ne nuk mund të qëndronim indiferent. Ajo ka shkruar në këtë foto: “Gjithmonë…sepse ai është gjithçka çfarë kisha dhe çfarë kam. Dashuria për babin”.

Share With:
Translate »
883 Views