Keqinformimet rreth vaksinës: Fertiliteti mbetet pjesë e goditur e lajmeve të rreme

Dezinformatat në lidhje me vaksinat COVID-19 kanë bërë që disa njerëz të kenë frikë se vaksinat mund të ndikojnë në fertilitetin e tyre, pavarësisht se nuk ka prova se kjo është e mundur.

Një sondazh i kryer në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se rreth një e katërta e grave të reja nuk donin të merrnin vaksinën për shkak të shqetësimeve rreth mundësisë së ndikimit në fertilitetin e tyre, shkruan Healthline përcjell Gazeta Shneta.

Nëse keni ndonjë shqetësim në lidhje me vaksinat, bisedoni me mjekun ose farmacistin tuaj. Ata do të jenë në gjendje të shpjegojnë se si funksionojnë vaksinat dhe se nuk ka lidhje midis infeksionit dhe infertilitetit.

Dezinformatat në lidhje me aftësinë e vaksinave COVID-19 për të ndikuar në fertilitet janë duke u përhapur në internet që nga fillimi i vaksinave në dhjetor 2020.

Javët e fundit, përhapja e dezinformatave të vaksinës kundër COVID-it është përshpejtuar, me njerëzit që ndajnë shkrime dhe video jo të besueshme në rrjete sociale që pretendojnë se vaksina mund të dëmtojë fertilitetin tek adoleshentët.

Nuk ka asnjë lidhje midis vaksinave dhe infertilitetit, thonë ekspertët e shëndetit.

Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG), kanë rekomanduar që gratë shtatzëne të kenë qasje në vaksinat COVID-19.

ACOG thekson se studimet e vaksinave nuk tregojnë ndonjë shqetësim rreth sigurisë së tyre.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), gjithashtu thotë se gratë që duan të mbeten shtatzënë nuk kanë nevojë të shmangin vaksinat ose të bëjnë një test shtatzënie para se të marrin vaksinat, pasiqë nuk ka dëshmi se vaksinat shkaktojnë probleme të fertilitetit.

Share With:
Translate »
179 Views